QS-ja kërkon nga studentët t’i dërgojnë të dhënat për kthimin e depozitit

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Qendra e Studentëve në Prishtinë, njofton të gjithë studentët banues në konvikte për vitin akademik 2019-2020 se dërgimi i të dhënave të cilat janë të nevojshme për kthimin e depozitave, bëhet përmes formës elektronike në e-mail adresat e caktuara nga QS-ja. 

Studentët duhet të dërgojnë-skanojnë në e-mail adresa këto dokumente: – Letërnjoftimin në të dy anët .

– Kartelën bankare personale me nr. të xhirollogarisë aktive (ose vërtetimi nga banka, që vërteton xhirollogarinë). 

Afati për dërgimin e të dhënave fillon nga data 27.05.2020 dhe përfundon me 05.06.2020. 

Dërgimi i të dhënave bëhët në këto e-mail adresa: 

-Studentët e konviktit nr 1 : [email protected]

-Studentët e konviktit nr 2 : [email protected]

-Studentët e konviktit nr 3 : [email protected]

Studentët e konviktit nr 4 : [email protected]

-Studentët e konviktit nr 5 : [email protected]

-Studentët e konviktit nr 6 : [email protected] -Studentët e konviktit nr 7 : [email protected]

-Studentët e konviktit nr 8 : [email protected] 


Të ngjashme