Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka dënuar gjuhën e përdorur nga disa zyrtarë institucional ndaj kandidatit për kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufaj.
“Dua të flas për një dukuri e pakuptueshme, pamoralshme dhe qëllim keqe, fjala është për përfoljen deri ne demonizim e personaliteteve, zyrtarëve institucionalë të cilët gjatë ushtrimit të detyrës së tyre ligjore kinse prekin interesat e ndonjë partie politike apo organizimi kriminal”.
“Këtu në kuvend në debate dhe intervista nga zyrtarët shtetëror të mbështetur nga analistët të mbështetur nga partia në pushtet është përmendur kryeprokurori Blerim Isufaj duke e cilësuar atë si të padenjë për detyrën që e ushtron” u shpreh Quni.
Quni, në seancën plenare të kuvendit, tha se Isufaj e ka dëshmuar vetën gjatë luftës me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe pas luftës duke mbrojtur rendin e ligjin.
“Ai përkundër mandatit dhe autorizimeve ligjore u etiketua si shantazhues, sabotues e tekanjoz i kapur për bishti deri tek përmasat e një monstrumi antikombëtar e antishtetëror – kur cilësimet e tilla bëhen nga zyrtarët shtetëror bëhen të besueshme për një numër të madh të qytetareve, do të ishte e besueshme edhe për mua po mos ta njihja”.
“Jam dëshmitar se si Blerimi në uniformën e UÇK-së i doli zot atdheut, ishte shembull i mirë për të gjithë bashkëluftëtarët – asnjë moment ligështimi madje edhe kur e shikonte vdekjen me sy. Si fitimtar e faqebardhë iu rikthye familjes me gjithë atë ai vazhdoi rrugën tjetër atë kundër kriminele, e rrezikshme për të por e rëndësishme për rendin e ligjin” tha Quni.