Deputeti i LDK-së, Anton Quni duke folur për iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për transformimin e FSK-së në Ushtri ka thënë se LDK do të preferonte që kjo të bëhej përmes Kushtetutës.
“Preferenca ynë është që transformimi i FSK-së të mos kontestohet nga asnjë skeptik i NATO-s, preferencat tona ishin që kjo çështje të drejtohet me Kushtetutë”.
“Preferojmë që kjo temë të trajtohet brenda Kushtetutës, kjo është rruga më e drejtë dhe më e sigurtë që nuk mund të kontestohet askush”.
“LDK preferon që të formojë Ushtrinë e Kosovës dhe të jetë në gatishmëri të marrë pjesë në partneritet me NATO-n kudo që ka nevojë angazhimi.
“Në alternativën tjetër duhet mbështetje e partnerëve strategjikë, duhet të kemi Ushtrinë por duhet të respektojmë ligjet dhe procedurat”.
Quni që ishte i ftuar në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova ka folur edhe për refuzimin e serbëve që të votojnë për transformimin e FSK-së.
“Ne duhet t’i bindim të gjithë qytetarët, edhe ata serbë që Kosova ka nevojë për Forcat e Armatosura që do të mbrojë të gjithë qytetarët e Kosovës”.
“Këtë forcë ushtarake duhet ta bëjmë bashkarisht, duke ofruar garanci se askush nuk do të rrezikohet nga Forcat e Armatosura të Kosovës por përkundrazi do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve”. (Klan Kosova)