Quni: PAN-i po spekulon, nuk ka vota të LDK-së (Video)

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 20:32 | Nga

Deklaratat e akterëve të koalicionit PAN, se për formimin e Qeverisë së vendit, do të kenë vota nga deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka quajtur spekulime, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Anton Quni.

Quni në emisionin “Fakt Plus” në Tribuna Channel, tha se as ai dhe askush nga kolegët e tij, nuk kanë marrë kontakt nga koalicioni PAN, që të votohet Qeveria e ardhshme.

“Të gjitha deklaratat që janë shfaqur në media duke u thirrur që i kanë siguruar deri në 15 vota të gjitha janë spekulime. Ende askush mu së paku nuk më ka kontaktuar që të votojë koalicionin PAN dhe asnjëri nga kolegët e mi nuk e kanë një përvojë të tillë”, tha Quni në “Fakt Plus”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme