Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama, iu janë përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, raporton Ekonomia Online.
Quni tha se në momentin që janë votuar ligjet që të vazhdojnë në një karakter ushtarak, nga ekspertët e fushës është ndërtuar një plan i tranzicionit.
“Në momentin që janë votuar ligjet që të vazhdojmë në një karakter ushtarak, nga ekspertët e fushës është ndërtuar një plan i tranzicionit”, tha Quni.
“Ministria e Mbrojtjes mbi këto specifika që i ka, është duke u përpjekur që në bashkëpunim me institucionet tona dhe me partnerët tanë strategjik që të jetë transparent para qytetarëve dhe komunitetit tonë strategjik”, u shpreh ai.
Quni tha se deri në vitin 2028, FSK-ja do të jetë garantuese e stabalititetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe do të jetë e gatshme të zbarkojë jashtë shtetit nën ombrellën e OKB.
“Pasi që përfshirja e planit gjithëpërfshirës nuk është vetëm e FSK, ne kemi raporte bilaterale me shtete te ndryshme për programe të ndryshme, siç janë programet e operacionalitetit teknik të FSK-së. E tërë kjo problematik është sfiduese kur ne e kemi situatën e pandemisë”.
“Përkundër saj që ne ballafaqohemi më këtë situatë te pandemisë, ne besojmë se deri në vitin 2028, FSK-ja do të jetë garantuese e stabilitetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe do të jetë e gatshme të zbarkojë jashtë shtetit nën ombrellën e OKB”, tha Quni.
Të gjitha këto, Quni tha se ka një kosto ts lartë. Ai tha se gjatë kësaj kohë, kanë asistuar në shoqërimin e të rikthyerve në Kosovë, nga aeroporti në Qendrën e Studentëve, e shndërruar si karantinë.
“Gjatë kësaj pandemie kemi arritur që ti asistojmë autoriteteve civile, duke e siguruar flotën tonë për ti shoqëruar qytetarët nga aeroporti deri në Qendrën e karanimit, ku kemi bartur mbi 3 mijë qytetarë. Gjithashtu kemi asistuar edhe nëpër komuna për të ndërtuar shtabe e kështu më radhë”.
Rexhep Selimi nga VV-ja pyeti nëse Qeveri ka marrë për bazë kërkesat e tyre.
“Ku kanë ngecur ato ligje. Projektligji për rishikimin e buxhetit. Ne e dimë se pa buxhet asnjë plan-program i juaji nuk shkon përpara. A janë marrë parasysh kërkesat e juaja nga Qeveria”, pyeti Selimi.
E ministri Quni tha se fal përkrahjes së aleatëve ndërkombëtarë, po arrihet që të përmbushen detyrimet, raporton EO.
“Gjithnjë për ta mundësuar arritjen e qëllimeve është kostoja pra është në pyetje buxheti. Ne kur e kemi për prezantimin para qeverisë është që ta arrijmë standardin e ushtrive në rajon. Ne nga partnerët strategjik ne kemi një besim të lartë dhe është një interesim që përveç që buxhetit i sigurohet përmes donacioneve të ndryshme, na lehtësohet shumë ky proces”.
“Po ashtu janë programet e industrisë së mjeteve ushtarake, që nga pajisjet ushtarake e deri të pajisjet e IT, që për nga kostoja tona janë shifra astronomike e që ne e kemi të pamundur ta mbulojmë”, tha Quni.
Ganimete Musliu pyeti ministrin Quni nëse ekziston ende ideja për shërbim ushtarak të detyrueshëm.
“Çështja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. A ka vdekur kjo ide apo ekziston ende plani i shërbimit ushtarak i detyrueshëm. Në buxhetin e kaluar nuk kam parë që të jetë kjo ide por as në rishikimin e buxhetit nuk e kam parë ende. Na tregoni a është ende kjo ide apo”, pyeti Musliu.
Ndërsa ministri Quni tha se shërbimi ushtarak merr kohë por që ende ekziston si ide, raporton EO.
“Është e vërtete se shërbimi obligativ ushtarak merr kohë të gjatë. Ka qenë një pajtueshmëri e ish-qeverisë Kurti, por edhe tani ekziston ky harmonizim që në një të afet të jetë ky shërbim ushtarak i detyrueshëm”.
“Është një ide që do ta garantojë stabilitetin dhe integritetin e territorit të Kosovës por gjithnjë në kuptimin e një edukimi gjeneral”, tha Quni teksa tha se nëse një i ri kalon në këto faza do të jetë shumë më i përgatitur dhe do ta ketë më të lehtë funksionimin e tij.
I pari i FSK-së tha se numri i të infektuarve të ushtarëve është minimal, por që nuk dha asnjë shifër të saktë.
Quni tha se ka pjesëtarë të FSK-së nga komuniteti serb që janë larguar si shenj e kërcënimeve nga shteti serb, por që tha se ka të atillë që nuk iu janë nënshtruar këtij kërcënimi.
“Janë një pjesë që u janë nënshtruar kërcënimit dhe janë larguar nga FSK por ka edhe te atillë që mbesin lojalë dhe vazhdojnë ta respektojnë uniformën”.
“Ne pjesëtarëve serb iu kemi mundësuar që në pjesën veriore të shkojnë me veshje civile, por kur vijnë në kazermë ata uniformohen”, tha Quni.
Deputeti i PDK-së Elmi Reçica pyeti ministrin nëse është në dijeni se çka është biseduar në dialog me Serbinë.
“Ministër po ju pyes se a keni dhënë premtime ju personalisht nëse do ta bëni shërbimin ushtarak të obligueshëm”, pyeti Reçica.
E Quni tha se këtë premtim nuk e ka bërë asnjëherë.
“Asnjëherë nuk kam pas premtime që do ta bëjmë shërbimin ushtarak të obligueshëm. Kjo ide është bërë gjatë programit ndërmjet VV-LDK, dhe pastaj është vendosur sërish nga koalicioni i ri LDK-AAK-Nisma”, tha ai.
Por përsëri replikoi Reçica, i cili tha se duhet pranuar se ky premtim ka qenë elektoral i Albin Kurtin, që e quajti popullist.
Aty filloi përplasja ndërmjet deputetit të PDK-së Elmi Reçicës dhe kryetares Fatmire Kollçaku nga radhët e VV-së.
“Dua të intervenoj sepse e keni fjalën për qeverinë e kaluar që e ka dhënë si ide. Mbetet e tillë dhe nuk ka vdekur si ide”, tha ajo, teksa ndërhyri Reçica i cili tha se përgjigje pret nga ministri e jo nga vet Kollçaku.
E deputeti Rasim Demiri pyeti se si funksionon udhëtimi i pjesëtarëve te FSK-së në qytetet tjera.
Përgjigje i dha komandanti i FSK-së Rrahman Rama. Ai tha se prioritet i tyre është bartja nga Prishtina në Prizren dhe jo edhe nëpër fshatra, raporton EO.
“Për neve prioritet është që qendrat kryesore të lëvizin njerëzit. Për ne e rëndësishme që ne t’i bartim ushtarët në qendrat kryesore”.
“Ne nga Prishtina i bartim në Prizren por s’kemi mundësi që t’i dërgojmë nëpër fshatra nëse ai banon aty”, tha Rama.