Me rastin e ndarjes nga jeta të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, janë mbajtur homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës, raporton EO.
Qytetarë të shumtë dhe personalitete të ndryshme nga vendi dhe bota, po ashtu dhe përfaqësues të FIFA-s kanë marrë pjesë në homazhet për Fadil Vokrrin, duke ngushëlluar familjarët dhe miqtë e ish-legjendës së futbolli, i cili u nda dje nga jeta.
Disa prej personaliteteve të njohura që bënë homazhe për Fadil Vokrrin ishin kryeparlamentari i vendit Kadri Veseli dhe kryeministri, Ramush Haradinaj bashkë me kabinetin e tij qeveritar; presidenti i Shqipërisë Ilir Meta bashkë me ambasadorin e Shqipërisë Qemal Mixhozi; sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Zvonimir Boban; Armand Duka president i FSHF-së, deputetë dhe partitë kosovare, kryetarë të komunave me bashkëpunëtorë, ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, disa nga klubet futbollistike në Kosovë, aktorë nga Teatri Kombëtar i Kosovës, ish-bashkëlojtar të të ndjerit, përfaqësues nga Komiteti Olimpik i Kosovës e shumë të tjerë.