Qytetarë të shumtë dhe krerë institucionalë po bëjnë homazhe që nga mëngjesi në Gllogjan për të kujtuar vëllezërit Haradinaj dhe të rënët e tjerë.
“Epopeja e Dukagjinit, lufta e Gllogjanit e para 20 viteve e ka shënuar momentin e hapjes së luftës totale në Kosovë, luftës për liri dhe ka qenë një ndër momentet kyçe për shqiptarët. Nga këto momente Kosova sot është një vend i lirë që sheh përpara”, ka thënë kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.
Në Gllogjan homazhe ka bërë edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari dhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci.