Një numër i madhë i qytetarëve janë mbledhur para gjykatës në Francë
Qytetarë të shumtë janë mbledhur para gjykatës së Colmarit në Francë për ta pritur vendimin për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj ku seanca ndaj tij nis në ora 14:00, shkruan rtv21.tv
Ata shihen të tubuar në një pjesë dhe po ashtu afër tyre shihen edhe forca policore të cilët kanë dalur për ta monituruar gjendjen.
Flamuri kuq e zi ende po valvitet në duart e qytetarëve para gjykatës së Colmarit.