Reshjet e vazhdueshme të borës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim, sidomos ecja nëpër trotuaret në kryeqytet është pothuajse e pamundur, raporton Ekonomia Online.
Qytetarët po e shohin problem serioz pasi duhet të ecin me shumë kujdes. Gjithashtu thanë se komuna duhet të jetë më e vëmendshme, por edhe akuzuan dyqanet përreth rrugës pasi këto të fundit kanë përgjegjësi dhe duhet ta pastrojnë.
Bashkim Isufi tha se gjendja e rrugëve është shumë e vështirë dhe se ka frikë mos rrëzohet. Ai gjithashtu tha se pastrimi i trotuareve varet nga komuna e Prishtinës.
“Rrugët po shihen katastrofë askund pa u pastruar, po e shihni edhe vet trotuaret as ski parking as ski kurgjo, unë me aftësi të kufizuara edhe vet po tutem me ec. Kjo krejt varet prej Shpendit prej Komunës së Prishtinës”.
Avni Uka thotë se për gjendjen e trotuareve nuk mbanë përgjegjësi vetëm komuna mirëpo tha se këtë përgjegjësi e bartin edhe qytetarët madje këtë mospërgjegjësi nga lokalet rreth rrugës e quan anomali.
“Kemi dal me shëtit në ajër të pastër, trotuaret e kanë për obligim mirëpo është pak edhe papërgjegjësi e qytetarëve të cilët i kanë lokalet në trotuar edhe ata janë të obliguar me ligj edhe moralisht me i fshi para lokalit të vet nuk vjen Komuna as një zyrtarë i Komunës as një organizatë me ta pastruar borën para lokalit”.
“Na me e fajësuar Komunën pse nuk ka ardhur me ta fshi borën para lokalit po me duket anomali. i kanë edhe ata përgjegjësit e veta por është pak përgjegjësi edhe tek qytetarët nuk është vetëm në komunë, normal ma të madhe e kanë Komuna ndoshta duhet forca më shumë me angazhuar”.
Ndërsa për pensionisti Ismet Sermaxhaj rrugët të papastruara janë një problem i madh pasi ato janë edhe të rrëshqitshme. Ndryshe Sermaxhaj faj hedh edhe tek shoferët të cilët janë të pakujdesshëm.
“Është mjaftë vështirë se rruga e rrëshqitshme edhe pak te pakujdesshëm janë edhe shoferët veç duhet me kujdes të madh. Mu me duket qe po kujdesen por koha është i vështir koha është vështir as kripa as asgjë nuk ndihmon se rregullisht po bie borë dhe ftoftë”.
Zëdhënësi i komunës së Prishtinës në një prononcim për Ekonomia Online, Adonis Tahiri ka sqaruar se tetë kompani janë duke u marrë me pastrimin e rrugëve në gjithë kryeqytetin.
“Që disa ditë për 24 orë po punohet në vazhdimësi nga kompanitë e kontraktuara nga komuna do të thotë janë gjithsej 8 kompani 6 në qytetë dhe dy në fshatra që po merren me pastrimin e rrugëve mirëpo ju po e shihni që reshjet janë të vazhdueshme dhe sigurisht që rrugët nuk mund të jenë në gjendjen të cilën ne duam, pavarësisht angazhimit të të gjithëve dhe për këtë arsye iu bëjmë thirrje edhe njëherë qytetarëve të kenë kujdes në vozitje edhe si këmbësorë dhe të jenë të pajisur me pajisje dimërore për shkak se jemi në dimër”, tha Tahiri për Ekonomia Online.
“Në fakt këto kontrata janë kornizë, dhe tek në fund llogaritet se sa i kanë kushtuar për shkak se paguhen në bazë të kilometrit që e pastrojnë. ndërsa në raste shtesë ne japim fonde siç ka ndodhur para dy viteve po deri tani nuk kemi pas një situatë të tillë. Megjithëse në vazhdimësi po bëjmë thirrje qytetarët të lajmërojë numrat tanë kujdestarë kudo që ata të mundë të jenë të bllokuar”, shtoi Tahiri.
“Sigurisht që po kemi qenë gati për një gjendje të tillë dhe i kemi për atë 8 kompani të kontraktuara që po përkujdesen 24 orë për rrugët. qoftë përmes kripës qoftë përmes mjeteve tjera të heqjes së borës”, u shpreh zëdhënësi i Komunës së Prishtinës.