Parkingjet vazhdojnë të mbesin njëra ndër brengat e banorëve të Prishtinës.
Qytetarët detyrohen të përdorin metoda “klasike” për të rezervuar një parking për veturën e tyre.
Siç shihet në foton e realizuar nga Ekonomia Online një rast i tillë ka ndodhur në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” në afërsi të Postës së Kosovës.
Pronarët e kiosqeve, por edhe shitësit ambulantë në këtë rrugë, vazhdimisht vendosin gurë për të siguruar hapësirën e nevojshme për parkimin e veturave të tyre.
Me këtë problem pothuajse ballafaqohen të gjitha lagjet në kryeqytet, përderisa Komuna nuk ka dhënë “shenj” që kjo çështje të zgjidhet në një afat të shkurtër kohor.