Komuna e Lipjanit ka vendosur që të mos dekorohet qyteti, kjo pas një sondazhi të zhvilluar ku shumica e qytetarëve janë shprehur kundër ndriçimit për nderë të festave të fundvitit, përcjell Ekonomia Online.
“Pas një sondazhi që ka zhvilluar Komuna e Lipjanit me pyetjen se a duhet të dekorohet qyteti në Lipjan për nder të festave të fund vitit, shumica e qytetarëve janë përgjigjur për (JO) që mos të dekorohet qyteti, pasi që aktualisht jemi në kushte të pandemisë Covid-19”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Në këtë rast Komuna e Lipjanit merr për bazë vullnetin e qytetarëve dhe vendos që mos dekorohet qyteti për nderë të festave të fund vitit.