Qytetarët e mirëpresin vendimin për zbatimin e Ligjit për trafikun rrugor

Prishtinë | 03 Pri 2024 | 17:11 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ligji i ri i cili ka për qëllim rritjen e sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronës së pjesëmarrësve në trafik, lehtësimin e zhvillimit normal të rrjedhës së trafikut si dhe mbrojtjen e ambientit ka hyrë në fuqi. Ky ligj parasheh dënime më të ashpra për shoferët por edhe për pasagjerët.

Qytetarët, thanë për Ekonomia Online, se është një vendim i duhur dhe do kishte qenë mirë të ndodhte më herët.

Astrit Ajeti, tha se shkaku i aksidenteve të shumta e që po humbin jetën qytetarët është vendim i duhur, me shpresën se do ndodhin ndryshime.

“Përderisa po ndodhin gabime dhe aksidente fatale, besoj se populli tash duhet me u vetëdijesu edhe me qenë më të vetëdijshëm sepse kemi shumë raste që kanë përfunduar me fatalitete të mëdha. Normalisht se duhet me bë ndryshime, besoj se gjobat duhet me qenë ato që kanë me i ndryshu njerëzit pak a shumë. Derisa ne nuk vetëdijesohemi dhe mendojmë se duhet vetëm me gjoba me u vetëdijesu, atëherë kjo ka qenë forma ma e mirë që të veprohet. Rezultati mendoj se do të jetë pozitiv”, tha ai.

Ndërsa, Enis Bogujevci, u shpreh se ky vendim duhej të ndodhte shumë më herët.

“Shumë mirë, shumë në rregull është, shkaku i aksidenteve që po bëhen dhe problemi më kryesor është çështja e aksidenteve, rrypi edhe telefoni. Është dasht me ndodh më herët, nëse bëhemi të vetëdijshëm do sjellë rezultate, nëse jo vazhdojmë sërish me probleme”, tha Bogujevci për EO.

Të ngjashme