Ndonëse kanë mbetur edhe më shumë se një orë që nga ardhja e vitit të ri numër i vogël i qytetarëve janë parë në sheshet e kryeqytetit, raporton Ekonomia Online.
Ndonëse nuk kanë pranuar të flasin para kamerave, ata që ishin në shesh thanë se festën do ta vazhdojnë në familje.
Përderisa nga ora 13:00, qytetarët kanë pasur mundësinë që të argëtohen me program muzikor për festën e fundvitit.
Komuna me moton “Prite n’shesh” ka organizuar program me DJ dhe artistë të ndryshëm.