Qytetarët e Komunës së Vushtrrisë janë ndarë të kënaqur me punët që është duke i bërë kryetarin i kësaj komune, Ferit Idrizi, raporton Ekonomia Online.
Ata gjatë përurimit të rrugës “Pestovë-Druar”, kanë falënderuar kryetarin për projekte e tij gjatë mandatit në këtë komunë.
Të mërkurën është bërë përurimi i kësaj rruge, projekt ky në vlerë prej 350 mijë eurosh, në të cilën mori pjesë edhe zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Ky projekt ka qenë financim i përbashkët i Komunës së Vushtrrisë me MMPHI, ku ministria ka investuar 100 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër është investim i komunës.