Qytetarët flasin për “të mirat” dhe “dështimet” e qeverisjes njëvjeçare të Albin Kurtit

Prishtinë | 24 Mar 2022 | 09:07 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ekzekutivi i vendit ka shënuar njëvjetorin e fillimit zyrtarisht të punës. Përderisa kreu i Qeverisë është krenuar me punë e për gjatë kësaj periudhe, opozita e ka kritikuar atë, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa qytetarët kanë mendime të ndryshme sa i përket premtimeve të realizuara dhe pritshmërisë  të tyre.

Ilaz Ismaili pati fjalë të mëdha për kryeministri Albin Kurti, duke e quajtur si njeriu më i merituar deri më tani, duke numëruar kështu të arriturat e kësaj Qeveria që nga lirimi i pagesë në UP, shtesat për fëmijët etj.

“Albin Kurti është legjenda e shqiptarëve. Është njeriu më i merituar e 20 vjet. Shtetin e Kosovës po e njohin me ardhjen e Albin Kurtit.  20 vjet s’ke mundur ta kalosh. Albin Kurti është njeri më i merituar deri tani”.

“Për rini iu ka mundësuar në UP të regjistrohen pa para, të udhëtojnë pa para, shtesat e fëmijëve ua ka dhënë, shtesat e lehonive ua ka dhënë. Meritat e Albin Kurtit janë shumë të mëdha, më vonë kanë me u vërejt”, ka thënë Ismaili.

Shefki Muçolli e ka kritikuar opozitën për nguti, duke shtuar se gjërat po ndryshojnë për të mirë.

“Unë nuk di qytetarë të këtij vendi një herë për një herë që ndjejnë kënaqësi me atë se çfarë situate kemi. Por unë jam i bindur që gjendja që ka qenë më parë nuk është më. Ka filluar nga e mira e sa do të bëhet mire do të shohim”.

“Sigurisht opozitës po i ngutet me qenë mirë për një vit a për 21 vite opozita nuk kanë bërë asgjë tashmë akuzojnë pushtetin aktual. E mira është që korrupsionin nuk e kanë kultivua Qeveria e re. Korrupsionin e kanë luftuar, e sa e kanë luftuar, aq sa kanë qenë mundësitë për një vit”.

Edhe Agim Gashi thotë se partitë e tjera duhet ta ndihmojnë Qeverinë në realizimin e planit për të mirë e vendit.

Ai ka këshilluar Kurtin që mos të merret  me punën e Qeverive të kaluara, duke shtuar se popullin e ka mbrapa.

“Qeveria e Albin Kurtit është duke punuar mirë shumë. Por duhet me i ndihmuar edhe këto partitë e tjera sepse vetëm po mundohen me e zhduk. Nuk duhet me u marr me Qeverinë e mëparshme nëse ka bërë keq. E ka popullin mbrapa le t vazhdon le t’i grah”.

“Buxheti është shumë i ngarkuar, s’po di nga me ia mbajt, a me i ndihmuar arsimit, a shëndetësisë, a klasës punëtore”.

Kurse Valon Sadriu është shprehur i pakënaqur me qeverisjen aktuale. Madje ai ka një lutje për diasporën që mos t’a votojnë më Kurtin.

“Sen s’është duke bërë Albin Kurti. Absolut sen s’është duke bërë. E lus diasporën mos të vijë kurrë votën me ia dhënë”.

Qëndrim Bërbatovci tha se janë bërë ndryshime, por jo aq sa kanë pritur qytetarët e vendit. Ai përmendi edhe mungesën e punëtorëve në disa biznese private, raporton EO.

“Janë bërë disa ndryshime por jo sa kanë pritur qytetarët dhe sa kanë pritur diaspora. Edhe pse unë kam qenë pjesë e stafit në Ministrinë e Infrastrukturës me një projekt si praktikant në Qeverisjen Hoti por nuk më është vazhduar kontrata pasi ka skaduar me 30 prill të vitit të kaluar. Si qytetarë jam i zhgënjyer me qeverisjen Kurti, por qytetarët e kanë dhënë shumicën e votave në Kuvend. Nuk është faji i Albin Kurtit po shumicës në Kuvend”.

“Duke parë ikjen masive të rinjve vetëm këtë muaj diku 50 mijë në Ambasadën Gjermane, duhet të hapen më shumë vende pune sepse do të kemi mungesë të stafit, inxhinier. Në gastronomi nuk ka guzhiniera e kamariera, po duhet me u mbyll bizneset për shkak të mungesës së fuqisë punëtore”.

Të ngjashme