Dhjetëra qytetarë gjatë ditës së martë janë parë duke pritur para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për të aplikuar për vulë apostile.
Ekipi i Ekonomia Online ka qenë tek objekti i MPJ-së, ku ka intervistuar edhe disa nga qytetarët që po presin.
Ata janë shprehur të zhgënjyer për shkak të pritje të gjata, ku edhe i janë ekspozuar mundësisë së infektimit me Covid-19 për shkak të mosmbajtjes së distancës.
Ali Ajvazi është njëri nga që ka pritur me orë të tëra për aplikim për vulë apostile.
Ndërsa, Gramoz Godeni nga Gjakova tha është duke pritur qe një orë për vulë apostile.
Muhamet Gavalli tha se janë duke pritur për të aplikuar për vulë apostile qe 4 orë. Ai tha se nuk po respektohet aspak masat.
“Shteti është duke bërë hajgerë me ne”, tha ai.