Qytetarët kërkojnë përgjegjësi për parregullsitë në platformën “online” rreth gjobave në trafik

Prishtinë | 13 Kor 2018 | 08:16 | Nga

Endrit Gashi nuk ka guxuar të niset për të kaluar pushimet verore në Shqipëri pasi e ka parë se në platformën “online”, të lansuar ditë më parë nga Policia e Kosovës, i kanë figuruar të papaguara dy gjoba të komunikacionit.

Të dyja, ka thënë se, i ka paguar muaj më parë, por është “çuditur” kur në rrjetin “online” ato ishin ende aktive.

“Isha i befasuar kur e pashë që të njëjtat gjoba figuronin si të papaguara ‘online’. Më është dashur të ndryshoja planin për pushime, pasi e dija që do të më bënin problem në kufi pasi të kthehesha nga Shqipëria, siç po iu ndodh plot qytetarëve, duke ua marrë pasaportat apo letërnjoftimet për dy javë”, ka thënë Gashi për “Kohën Ditore”.

Pasi ka bërë verifikimin në rrjetin “online”, ka thënë se është interesuar për të parë se ku qëndron problemi. I është drejtuar Policisë, e cila e ka njoftuar se ende nuk kanë arritur që të bëjnë rifreskimin e të dhënave, dhe se këtë mund ta bëjnë vetëm me dëshmi nga qytetarët…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme