Juristi nga Prishtina, Getoar Mjeku, ka nisur një peticion drejtuar udhëheqësve të lartë të Bashkimit Evropian ku shprehet kundërshtimi i copëtimit, këmbimit të territoreve dhe ndarjes në vija etnike.
Në këtë peticion në shqip dhe anglisht kërkohet që Serbia ta njohë Kosovën dhe paralajmëron se presidenti Hashim Thaçi nuk ka autoritet ligjor për të negociuar me Serbinë.
Peticioni mund të nënshkruhet nga qytetarët e Kosovës dhe qytetarët e vendeve evropiane, duke ndjekë këtë vegëz: https://www.change.org/p/president-of-the-european-council-serbia-ta-njohë-kosovën-jo-copëtim-jo-ndarje-në-vija-etnike/
Letra thotë se vetë pavarësia e Kosovës është kompromisi mes shqiptarëve dhe serbëve. Tutje rikujton se Serbia e ka pushtuar Kosovën pesë herë gjatë 150 vjetësh, dhe kërkon që Beogradi ta njohë shtetin kosovar për të parandaluar konflikte në të ardhmen.
Në fund, peticioni do t’u dërgohet zyrtarëve të lartë të BE-së, përfshi përfaqësuesen e lartë Federica Mogherini dhe komisionerin për Zgjerim Johannes Hahn.