Qytetarët organizohen sërish kundër Lumezit

Prishtinë | 28 Gus 2018 | 07:58 | Nga

Përfaqësues të shoqërisë civile do të protestojnë sërish kundër ndërhyrjeve dhe presioneve në Prokurorinë e Shtetit. Sikur javën që shkoi, edhe të mërkurën ata do të kërkojnë shkarkimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi. Po ashtu edhe për fillimin e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (vettingu).

Njëri nga organizatorët e kësaj proteste, Rron Gjinovci, nuk pret që kërkesat e tyre të merren parasysh nga organet gjegjëse, por, sipas tij, ata angazhohen që ato të jetësohen për shkak të presionit qytetar.

Gjinovci ka thënë se masivizimi qytetar edhe në të kaluarën ka dhënë rezultate, shkruan sot Koha Ditore.

“Protesta sikurse herën e parë do të fillojë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, do të vazhdojë te Zyra e kryeprokurorit, në rrugën ‘Luan Haradinaj’, dhe do të përfundojë para ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit. Ne nuk presim që kërkesat të merren parasysh, ne angazhohemi që ato të jetësohen për shkak të presionit qytetar. Nëse ne jemi këmbëngulës dhe konsistentë, kërkesat do të realizohen”, është shprehur Gjinovci. “Plani ynë është që të vazhdojmë me protesta duke synuar masivizimin e tyre, pasi e dimë nga e kaluara se si ato kanë dhënë rezultat”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme