Më 14 shkurt, me vendim të u.d të presidentes Vjosa Osmani do të mbahen zgjedhjet e parakohshme.
Qytetarët e intervistuar nga Ekonomia Online gjatë së enjtes, bëjnë thirre të shfrytëzohet e drejta e votës ndonëse nuk presin ndryshim të mirëqenien e tyre pas ardhjes në pushtet të Qeverisë së re.
Ismajli Hamiti po i konsideron të koklavitura këto zgjedhje, duke shtuar se nuk pret ndryshime që mund të kenë ndikim që vendi të ec përpara.
“Edhe këto zgjedhje si edhe më parë janë mjaft të koklavitura, pra prapë po sillemi në një vend dhe po prodhojmë diçka të paqëndrueshme”.
“Nuk pres diçka nga këto zgjedhje, po patjetër që do dal gjithmonë kam dal dhe prapë do dal”.
Kurse Violeta Marmullaku i tha EO se pret ndryshime nga Qeveria e re
“Patjetër që po, nga këto zgjedhje pres të bëhet diçka më mirë, të tjerët me i provuar, shpresoj Qeveria e re të jetë shpresa e fundit e jona”.
Arbër Sopjani, poashtu tha që këto zgjedhjet i mirëpret dhe sipas tij, duhet të dilet dhe të votohet.
“Mendoj që duhet të fitoj i duhuri dhe të ndërrohet pushteti i vjetër me pushtetin e ri”.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe i ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt.
Përderisa Gjykata Kushtetuese ka shpallur të enjten aktgjykimin e plotë lidhur me rrëzimin e Qeverisë Hoti.
Në aktgjykimin për deputetin Etem Arifi, Kushtetuesja ka konstatuar se personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitojë mandat të vlefshëm në Kuvend.