Qytetarët të pakënaqur me zgjerimin e rrugës, kryetari i Gjakovës projekti do të vazhdojë

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 11:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Edhe në kohë pandemie, qytetarë të Komunës së Gjakovës dhe pronarë të disa bizneseve janë duke protestuar për shkak se sot pritej të fillonin punimet për zgjerimin dhe rregullimin e rrugës “Nënë Tereza”.

Kjo protestë është mbështetur edhe nga partitë opozitare atje Alternativa dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Pjesëmarrës janë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve që ishin të pajisur me maska dhe doreza dhe pankarta në duar.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, doli të bisedojë me protestuesit, i cili deklaroi se nga projekt nuk cenohe bizneset në këtë rrugë.

“Projetkti duhet me u përfundu, bizneset nuk cenohen nga kjo për shkak se është për të mirën e tyre”.

“Më vjen keq që partitë opozitare duhet me politizu gjithëçka, që duhet me i mbledh njerëzit dhe realizu peticione që gjatë tërë kohës duhet të provojnë me i ndal punimet”.

“Për 2 vjet sa jam kryetar ata asnjëherë nuk kanë ardh me një propozim ata erdhën vetëm me pengesa”.

“Ky projekt është i jashtëzakonshëm jemi konsultuar me të gjitha bizneset, ata të gjithë janë pajtuar”.

“Projekti do të vazhdojë këto politizime janë problematike, këtu ka njerëz që nuk dëshirojnë komuna të punojë”, ka thënë Gjini.

Ndërsa, protestuesit thanë se punimet nuk do t’i lejojnë të fillojnë, ata më tej thanë se nuk jan pyetur asnjëherë lidhur më këtë projekt nga Komuna.

Kjo rrugë është me me dy korsi të cilat kanë një drejtim qarkullimi, ndërsa sipas planit të Komunës së Gjakovës, ajo do të bëhet me tri korsi si dhe makinat do të mund të lëvizin në dy drejtimet.

Të ngjashme