Qytetarët të shqetësuar për arrestimin e tre policëve: Qeveria të marrë masa për kthimin e tyre në shtëpi

Prishtinë | 16 Qer 2023 | 11:22 | Nga Luiza Vrajolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarët po e konsiderojnë të padrejtë arrestimin e tre policëve kosovarë në veri të vendit nga policia serbe, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë kërkuar që Qeveria t’i marrë menjëherë masat e nevojshme për kthimin e tyre në shtëpi.

Sipas një qytetari, Gani Berisha, arrestimi i tyre është cenim i rëndë për Kosovën dhe marrëdhëniet me Serbinë vetëm po prishen dita e ditës.

Ai thotë se Beogradi nuk e ndjek gjuhën e demokracisë, por se mburret me raste të dhunës e me luftë.

“Tek që është Qeveri, duhet ta dijë si të veprojë. Është cenim i rëndë për shtetin tonë. Marrëdhëniet e mira që po pretendohen me Serbinë, po përkeqësohen dita e ditës, me veprimet e Beogradit. Beogradi nuk ndjek gjuhën e demokracisë. Beogradi i feston dhunën dhe luftën, ato janë krenaria e tyre”.

Një tjetër qytetar, Avdyl Bajrami, ka thënë se pozitë e opozitë, ndërkombëtarë e vendorë duhet të bashkohen që policët të kthehen në Kosovë, ku pastaj mund të gjykohen.

“Qeveria, institucionet dhe të gjithë qytetarët duhet të bëjnë përpjekje që ata të kthehen në Kosovë. Mund të gjykohen këtu pastaj. Nëse nuk kanë qenë të armatosur, nuk është dashur të arrestohen”.

“Opozitë e pozitë, miq e jo miq, ndërkombëtarë e vendorë, ata janë të kidnapuar kështu që duhet të kthehen”, ka thënë ai.

Të njëjtat mendime i shprehen për EO edhe Hysni Thaqi e Halim Pajaziti, të cilët thanë se policët duhet të kthehen sa më parë pranë familjeve të tyre.

“Arrestimi i tyre është i padrejtë, por tanimë a ndodhur. Duhet të përdoren të gjitha mjetet që ata të lirohen. Duhet të bëhet përpjekje që të kthehen”, ka thënë Thaqi.

“Unë them vetëm ‘rrënoftë Albini’. Ata shpresoj që sa më shpejt të kthehen te familjet e tyre. Qeveria duhet të marrë masa për t’u liruar”, u shpreh Pajaziti.





Të ngjashme