Qytetari në veri i shqetësuar: Jemi të traumatizuar, kjo është një luftë psikologjike

Prishtinë | 22 Dhj 2022 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Një qytetar nga veriu po thotë se shpëthimet që po ndodhin kohëve të fundit janë vetëm sulme psikologjike.

Skender Sadiku nga “Iniciativa Qytetare Mitrovica” ka thënë se fatmirësisht nga këto sulme që po bëhen nuk ka të lënduar por as dëme materiale.

Sipas tij kjo që po i bëhet qytetarëve të Mitrovicës Veriore është vetëm dhunë psikologjike.

E, pas këtyre shpërthimeve të shok bombave ai apelon që të ndalohen fishekzjarret me rastin e festive të fundvitit.

“Bëjë apel që fishekëzjarret të ndalohen pasi ato janë të ndaluara edhe me ligj, jemi të traumatizuar”, tha ai.

Ai kërkon nga mediat dhe qytetarët të mos bien prehë e provokimeve sepse këto janë vetëm dhunë psikologjike.

Të ngjashme