Qytetari nga Podujeva nuk respekton masën e vet-izolimit

Podujevë | 23 Kor 2020 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Një qytetar nga Podujeva, i infektuar me Covid 19 nuk ka respektuar masën e vet-izolimit dhe ndaj tij policia ka marr masa konform ligjit.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh.

“Podujevë 22.07.2020-10:44. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili është i infektuar me Covid-19 nuk i është përmbajtur këshillave të mjekut për vet-izolim, ku dhe kishte dalë nga vet-izolimi. Ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti si më lart”, thuhet në raport./ eo

Të ngjashme