Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se një qytetare nga Kaçaniku, Kosovare Rexha ka gjetur një shumë të të hollave në një rrugë të këtij qyteti.
Ajo, menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor të Kaçanikut, njofton Klankosova.tv.
“Kjo shumë e të hollave, deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë ( i kanë humbur)”, ka bërë të ditur policia.
Lusim , pronarin e vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor në Kaçanik, dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato .
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetaren Kosovare Rexha për gjestin human dhe shembullorë, me rastin e dorëzimit të të hollave të gjetura, në stacionin e policisë në Kaçanik .