Kuvendi Rinor i Prishtinës ka organizuar panel diskutimi me temë “Çfarë duhet të dijë çdo i ri për arkitekturën dhe qytetin?”, raporton Ekonomia Online.
Florina Jerliu, arkitekte, tha se arkitektura është ajo që komunikon me njerëzit dhe shkon përtej strehimit.
“Arkitektura komunikon me ne, na ndihmon me u orientuar. Sipas një shkolle bie që diçka që ma një ide të rafinuar, gjitha ato që i bëri populli dhe që qëndrojnë aty si struktura e nuk paraqesin asgjë”.
“E kemi shkollën e dytë të mendimit që prej momentit ku njeri jetoi një vend dhe doli prej shpelle ky është moment ku krijohet arkitektura. Arkitektura shkon përtej strehimit”.
Sipas arkitektit Arber Sadiki, ka sqaruar se në disa momente shoqëritë bëjnë hapa mbrapa sa i përket arkitekturës.
“Një arkitekt beson në një vlerë tjetër, që në këtë rast moderniteti, që ka të bëjë me përjashtim të gjërave të vjetra. Kjo nuk ndalet, mundet me ndodh që shoqëritë e caktuar kthehen dhe ndryshojnë orientim. Ka momente që shoqëritë bëjnë hapa mbrapa”.
Kurse arkitektja Eliza Hoxha, tha se në qytetet e Kosovës nuk është ruajtur arkitektura e vjetër, raporton EO.
“Arkitektura është shumë ma shumë sesa subjekt fizik, përfaqëson shumë më shumë sepse krejt çka mësojmë në shkenca urbane është definicion shumë i shkurt”.
“Në krejt këtë dinamik të aspekteve fizike që na bëjnë me ndonjë qytetin, ajo toka e përbashkët që e ndërlidhë kujtesë kolektive duhet me respektuar atë kujtesë të një gjenerate tjetër, kjo është ajo hallka që nuk është respektuar në qytetet e Kosovës”.