Qytetet kineze i dyfishojnë masat kufizuese kundër Covid-19, teksa shfaqen raste të reja

Prishtinë | 27 Tet 2022 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Qytetet kineze nga Wuhani në Kinën qendrore deri në Xining në veriperëndim janë duke i dyfishuar masat kundër COVID-19, ndërtesat janë duke i mbyllur dhe janë duke përhapur thirrje gjithandej në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Kina raportoi të enjten më shumë se 1 një mijë raste të reja me COVID-19, kjo i bie të jetë dita e tretë më radhë me këtë shifër që shfaqet brenda 24 orëve. Në fillim të këtij viti në Shangai shfaqeshin dhjetëra-mijëra raste të reja duke e dërguar vendin në një bllokim total.

Ndonëse Kina ka një numër të vogël të rasteve aktive me koronavirus ata vazhdimisht janë duke përdorur masa të rrepta për menaxhim të situatës, kjo kështu e ka rënduar ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Që nga 24 tetori, 28 qytete po zbatonin masa të ndryshme të bllokimit, shkruan Reuters.

Të ngjashme