Një qytet i lashtë historik në Turqi rrezikon të përmbytet në fare pak javë. Vendi i quajtur Hasankeyf në të cilin gjenden mijëra banorë shtrihet në brigjet e lumit Tigris, në juglindje të Turqisë dhe pritet të përmbytet si pasojë e ndërtimit të digës Ilisu, e cila do të prodhojë energji për rajonin.
Qyteti do të rrethohet përfundimisht më 8 tetor, duke u lënë kështu banorëve më pak se një muaj kohë për të lënë shtëpitë e tyre.
Përgjatë viteve, projekti në fjalë është përfshirë nga polemika të shumta si dhe ka humbur mbështetjen e banorëve apo të qeverive të huaja për shkak të ndikimit absolut në qytetin antik.
Hasankeyf vlerësohet të jetë rreth 12,000- vjeçar, shkruan Top Channel.
Ndër tiparet e tij, historikisht të rëndësishme, janë mbetjet e një ure të shekullit të 12-të, një varr cilindrik i shekullit të 15-të, rrënojat e dy xhamive dhe qindra shpella natyrore.
Sipas ministrit të Jashtëm të Turqisë pritet që ndryshe nga rrugët apo shtëpitë, ujit do të mund t’i shpëtojë vetëm kështjella.