Qyteti më i gjelbëruar në plantin tonë është Praga, përveç se është tejet i bukur dhe me shumë vende kulturore.
Studimi që është marrë me këtë fakt ka vlerësuar se Praga përbëhet nga 56.7% zona të gjelbëruar, këtu hyjnë zonat natyrore, pyjet, lëndinat, por edhe hapësirat e gjelbra të krijuara nga njeriu.
Ky qytet që njihet edhe si qyteti i 100 kullave, mban edhe rekordin e kopshteve publike, me 22.5 metra katrorë për banor, njofton Klan Kosova.
Ndërkohë, qyteti me hapësirën më të vogël të gjelbër në dispozicion të një banori është Tokio, me vetëm 5 metra katrorë.