Qyteti spanjoll ndalon festimet myslimane në hapësirat publike

Prishtinë | 06 Gus 2025 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet lokale në qytetin e Jumilla, Spanjë, kanë vendosur të ndalojnë komunitetin mysliman të përdorë hapësirat publike, si qendrat dhe sallat e sporteve, për të festuar festat fetare – Fitër dhe Kurban Bajramin.

Ky është ndalimi i parë i këtij lloji në Spanjë. Në vendim theksohet se “objektet sportive nuk mund të përdoren për aktivitete fetare ose kulturore që nuk përputhen me identitetin tonë, përveç nëse organizohen nga autoritetet lokale,” sipas raportimit të Guardian.

Mounir Benjelloun Andaloussi Azhar, kryetar i federatës spanjolle islame, ka shprehur se ky vendim është islamofobik dhe diskriminues. Ai shtoi: “Nuk po kundërshtojnë ndonjë fe tjetër, po kundërshtojnë tonën. Jemi të befasuar nga kjo që po ndodh në Spanjë. Për herë të parë në 30 vjet, kam frikë,” tha ai.

Jumilla ka rreth 27 mijë banorë, prej të cilëve 7.5% janë myslimanë.

Ky vendim pritet të vihet në dyshim përmes Kushtetutës spanjolle, e cila garanton lirinë fetare.

Të ngjashme