Rabiot nuk e di nëse do të jetë në PSG sezonin e ardhshëm. Ai iu dha sinjale klubeve të interesuara.
Adrien Rabiot i ka dhënë shpresa Manchester Unitedit e Barcelonës për transferimin e mundshëm gjatë verës, duke refuzuar të tregojë përkushtimin për Paris Saint-Germainin.
Duke folur për Canal+, pasi ndihmoi PSG-në për ta fituar për herë të pestë me radhë Kupën e Ligës, ai u pyet nëse do të jetë në kryeqytetin e Francës edhe sezonin e ardhshëm: “Nuk e di, do të shohim”.
“Por, për tani, dua të shijoj çdo moment dhe çdo trofe me klubin tim”.
Rabiot ka bërë më shumë se 200 paraqitje për PSG-në që nga viti 2012 kur ka debutuar për ekipin e parë nga ai i të rinjve. Ai ka shënuar 22 gola.