Rada Trajkoviq flet për situatën në veri: Frikësohem shumë që mund të ketë viktima

Prishtinë | 21 Sht 2021 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, e ka komentuar gjithë ngjarjen për vendosjen e reciprocitetit të targave nga ana e autoriteteve të Republikës së Kosovës, në veri të Mitrovicës.

Trajkoviq, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë nga Aleksandër Vuçiq, në bisedë për Gazeta Blic, thotë se është shumë e shqetësuar për gjithë situatën aktuale në veri të Mitrovicës.

Trajkoviq thotë se një gjë e tillë nuk i duhet as shqiptarëve e as serbëve, teksa lutet që mos të ketë viktima.

“Jam shumë e shqetësuar. Kemi pasur raste nga e kaluara kur është futur policia dhe ka pasur të vrarë e të shtëna”, thotë Trajkoviq, teksa shton se shqiptarëve e serbëve i duhen qetësi dhe tolerancë.“Unë do të thosha që situata është shumë shqetësuese. Gjendje të tillë në veri kemi parë edhe më herët, ku populli ka dalur në rrugë. Edhe unë e kam të panjohur faktin se kush kë po e ruan dhe kush-kujt po i frikësohet. Kemi përvoja shumë të këqija nga e kaluara, sepse ka pasur shkrepje me armë. Tani jemi në fushatë. Gjithashtu, ushtria serbe ka lëvizur drejt vijës administrative të Kosovës dhe kjo gjë nuk i qetëson njerëzit. Kjo është fatkeqësia më e madhe. Ne jemi popull i Kosovës, që ka përjetuar gjithçka. Për neve është mjaft me këso situatash shumë stresuese”, ka thënë Trajkoviq.

“Gjithashtu, për neve është mjaft me këtë urrejte. Besoni që në këto momente e ka populli i Kosovës, sepse unë do të thoja që Kosova po bëhet vrimë e zezë e rajonit, sepse si serbët, malazezët e boshnjakët, vazhdimisht më shumë janë duke e anashkaluar udhëtimin përmes Kosovës”, ka thënë Trajkoviq për Gazeta Blic.

Trajkoviq thotë se kryeministri kosovar, Albin Kurti ka zbatuar marrëveshjen me të cilën është pajtuar vite më parë, presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe Marko Gjuriq.“Unë mendoj që Albin Kurti, ka zbatuar marrëveshjen e vitit 2016 dhe ka kaluar në fazën e reciprocitetit, sepse kjo është pranuar qysh atëherë nga negociatorët Vuçiq dhe Gjuriq. Baza mbi të cilën është pranuar kjo gjë, ka qenë principi i arritur në marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë, për njohjën e emrit. Mirëpo, në rast se ne i njohim tabelat “RKS”, atëherë i bie që ne e njohim subjektivitetin e Kosovës”.

Por, Trajkoviq thekson se nuk beson që Kurti do të tërhiqet nga vendimi.Shton se rreziku shtohet për shkak që ka zgjedhje lokale në Kosovë dhe të përgjithshme në Serbi dhe se sipas saj, edhe Albin Kurtit edhe Aleksandër Vuçiqit i konvenon një gjendje e tillë.Trajkoviq thotë se Kurti dhe Vuçiq po tentojnë që të përfitojnë elektoralisht, teksa presidentin serb e quan person të rrethuar nga vrasës monstruoz.“Unë mendoj që Albin Kurti, nuk do të zmbrapset nga vendimi, për arsye se ka zgjedhje në lokale në Kosovë, por edhe kemi zgjedhje të reja të përgjithshme në Serbi. Nga ana tjetër, sa i përket zgjedhjeve në Serbi, Vuçiq është u shtypur nga afera të mëdha kriminale dhe duhet pohuar se kabineti i tij, përbëhet nga vrasës monstruoz. Kjo është ajo që më frikëson më së shumti: që nuk do të mund të ketë kompromis mes të dy politikanëve (Albin Kurti – Aleksandër Vuçiq v.j.), sepse të dyve u konvenon një situatë e tillë për shkak të zgjedhjeve. Kjo është një periudhë shumë e vështirë. Dikush duhet të përgjigjet politikisht dhe dëshira ime është që kjo të kalojë pa konflikte”, ka thënë në fund Trajkoviq.

Të ngjashme