Rafael Nadal fiton titullin e 19-të Grand Slam

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Spanjolli Rafael Nadal ka fituar turneun US Open kundër rusit Daniil Medvedev pas 5 seteve (7-5, 6-3, 5-7, 4-6, 6-4) që është vetëm hera e 4-të në 30 vjetet e fundit që një finale e US Open shkon në 5 sete dhe zgjat rreth 5 orë.

Ky është titulli i 19-të Grand Slam i Nadalit ndërsa i pesti i US Open.

E gjithë loja ka zgjatur katër orë e 50 minuta, apo vetëm katër minuta më pak se finalja më të gjatë e zhvilluar ndonjëherë në US Open.

Kjo fitore, e dërgon emrin e Nadalit afër kundërshtarit të tij zviceran, Roger Federal, i cili kryeson në listën e Grand Slamëve të fituar.

“Kjo ka qenë një nga netët më emocionuese në karrierën time të tenisit. Ka qenë një finale e mrekullueshme. Ka qenë një lojë e çmendur”, ka thënë Nadal.

Medvedev, 23-vjeçar ka përshëndetur kundërshtarin e tij.

“Unë vetëm dua të përgëzoj Rafan, titulli i 19-të Grand Slam është diçka e pabesueshme”, ka thënë Medvedev, teksa është parë i mahnitur me fitoret e Nadalit, në një video ku janë shfaqur momentet e tij më të mira përgjatë viteve në fushë.

Të ngjashme