Rafuna takon disa kompani të Turizmit në Panairin Ndërkombëtar

Prishtinë | 17 Mar 2023 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka vizituar të premten Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, që po mbahet këto ditë në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Aty, Rafuna ka takuar disa kompani të njohura, të cilët konsiderohen si promovues të turizmit në vend.

“Ky panair konsiderohet të jetë Panairi më i madh i Turizmit në rajon, i cili ka për qëllim promovimin e turizmit dhe tërheqjen e më shumë vizitorëve në vend. Pjesë e këtij panairi ishte edhe kompania e mirënjohur ABI GREEN HOTEL Prevallë, i cili është edhe anëtar shumë i respektuar i OEK-ut”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme