Ragmi Mustafi: Ngritja e flamurit shqiptar në Luginën e Preshevës është detyrim kombëtar, jo vetëm vëllazëror

Prishtinë | 26 Nën 2022 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

“Nuk e harrojë për asnjë moment se liria dhe të drejtat e çdo shqiptari, në Luginën e Preshevës, janë të paprekshme”.

Kështu ka rrëfyer për Front Online kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Serbi, Ragmi Mustafi përjetimin e momentit të parë kur ngriti flamurin shqiptar në luginë.

Tutje, Mustafi tha se të drejtat e shqiptarëve do t’i mbrojë gjithmonë pavarësisht vështirësive.

Ai thotë se ngritja e flamurit shqiptar në luginë është detyrim kombëtar jo vetëm vëllazëror e politik.

“Nuk është një detyrim vëllazëror, as politik, as detyrim i thjesht, është një detyrim kombëtar. Nuk e harrojë për asnjë moment se liria dhe të drejtat e çdo shqiptari, në Luginën e Preshevës, janë të paprekshme dhe si të tilla duhet t’i mbrojë pavarësisht vështirësive. Duke u bërë përçues të ëndrrave dhe të aspiratave të brezave më të rinj dhe duke sakrifikuar pak nga vetvetja si qenie politike, si shprehje e një identiteti të pathyeshëm, të patjetërsueshëm dhe të pa asimilueshëm”, theksoi Mustafi.

Të ngjashme