Në sallën e Kuvendit Komunal, sot Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajt debat me kryetarët e lagjeve në qytetin e Rahovecit dhe kryetarët e fshatrave, në debat u diskutua lidhur me mbeturinat dhe organizimi i një aksioni vullnetar për mbledhjen e mbeturinave.
Kryetari i Komunës, Smajl Latifi fillimisht tha se ne e kemi formuar një komision i cili ka pasur për detyre me i evidentuar-incizuar gjendjen në mënyrë që të dimë saktësisht se çfarë situate kemi me mbeturinat inerte dhe mbeturinat e amvisërisë, se a janë ato deponi legale apo janë ilegale.
Në vazhdim, kryetari Latifi i ka njoftuar të pranishmit në debat se me data 2 Maj 2018, do të organizohet një aksion për pastrimin e deponive, aksioni do të organizohet në bashkëpunim me kryetarët e fshatrave dhe lagjeve, bizneset, me operatorët që kanë marrëdhënie kontraktuale me Komunën, shkollat fillore dhe të mesme të Komunës, vullnetar, aktivist të shoqërisë civile. Aksioni gjithmbarshëm do të zgjas duke u bazuar në një plan operacional dhe do të na siguroj që Komuna jonë, do të jetë me një mjedis të pastër dhe me një mjedis të gjelbëruar.
Bjondina Ramaj, zyrtare e lart për mbrojtje të mjedisit në drejtorin për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, i ka njoftuar për vizitën e bërë në secilin fshat dhe siç tha ajo përfaqësuesit e fshatrave janë të njoftuar për pikat ilegale nëpër fshatrat e tyre. Ajo tha gjithashtu se Komuna jonë edhe pse janë evidente pika ilegale të mbeturinave, ka një ambient jo edhe shumë të ndotur por, ne në bashkëpunim me përfaqësues të fshatrave dhe shkollave ti vetëdijesime që pas pastrimit të mos i krijomë përsëri pikat ilegale të mbeturinave.
Kryetarët e lagjeve dhe fshatrave që ishin prezent në debat u shprehen të gatshëm që ti përgjigjen aksionit vullnetar për pastrimin e deponive ilegale, duke thënë se një aksion i tillë është i nevojshëm për që duhet të punojmë më shumë se çka do të bëhet pas pastrimit të këtyre deponive ilegale.
Përgjigjen në kërkesat e shtruara nga kryetarët u dha kryetari i cili tha se për dhënien e gjobave për personat që kanë hedhur mbeturina u përgjigj duke thënë se ka pasur gjoba por që nuk është i kënaqur me punën e inspektorëve por që do të shikojnë mundësinë që të bëjnë zgjidhje edhe për këtë pik.
Në fund të debatit Kryetari, Latifi ka thënë se ne e kemi planifikuar për hedhjen mbeturinave të ngurta, por ne fillimisht do të pyesim edhe Ministrin e Planifikimit Hapësinor dhe më pas të qesim si pikë e rendit të ditës, në njërën nga mbledhjet e Kuvendit Komunal, që edhe ligjërisht të caktohet si depino legale për hedhjen e mbeturinave të ngurta.