Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunë së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur në takim komandantin e KFOR-it nga rajoni i jugut, kolonelin Sinan Barim dhe përfaqësuesit e LMT-së Austriake në Rahovec. Gjatë këtij takimi është biseduar për gjendjen e sigurisë në Komunën e Rahovecit.
Gjatë takimit Kryetari Latifi e ka informuar komandantin Barim, për qeverisjen komunale, për projektet, investimet si dhe sukseset e qeverisjes komunale aktuale. Është evident angazhimi dhe roli i KFOR-it, në funksion të ruajtjes së sigurisë në territorin e Komunës së Rahovecit tha kryetari i Latifi.
Komandantin e KFOR-it nga rajoni i jugut, kolonelin Sinan Barim, e ka uruar kryetarin Latifi, për sukseset e qeverisjes Komunale.
Në fund të takimit Kryetari Latifi dhe komandanti Barim, u dakorduan që bashkëpunimi mes Komunës së Rahovecit dhe KFOR-it do të vazhdojë edhe në të ardhmen.