Komuna e Rahovecit dhe Bashkia e Kukësit kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për rritjen e biodiversitetit në pellgun e lumit “Drin” nëpërmjet menaxhimit të Integruar të Pellgut Ujëmbledhës – BIODRINI, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, tha se ky projekt do të ketë impakt pozitiv në të dyja vendet.
I pari i Rahovecit tha se ky program ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai ka theksuar se komuna me të cilën ai udhëheq janë të angazhuar që të përmirësojnë jetën e qytetareve të saj, duke thënë se me këtë projekt synohet mbrojtja e mjedisit dhe rritja e biodiversitetit.
“Në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Kukës, Institutin për Hulumtime Urbane (URI) dhe Shoqatën për Pastërti dhe Ambient të Kosovës (PAMKOS) kemi hartuar projektin. Rritja e biodiversitetit në bazenin e lumit Drin përmes Menaxhimit të Integruar apo shkurt i njohur si projekti BIODRINI, për të cilin edhe kemi siguruar mbështetjen e EU me financim rreth 400 000 euro, përmes të cilit synojmë mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e biodiversitetit nëpërmjet zbatimit të praktikave më të mira përgjatë bazenit të lumit Drin në territoret e Qarkut të Kukësit dhe komunës së Rahovecit. Sot, e kemi edhe ngjarjen fillestare apo siç e quajmë ndryshe „Kickoff meeting”, me ç’rast do të detajojmë detyrat dhe aktivitetet që me siguri do të çojnë në implementimin e suksesshëm të këtij projekti. Njëherësh dua të ju rikujtoj, se Komuna e Rahovecit me bashkëpunëtorët e saj ka aplikuar në 2 projekte në EU, respektivisht programin për bashkëpunim ndërkufitar dhe falë angazhimit të përbashkët me të gjithë partnerët kemi arritur që të përfitojmë prej të dy projekteve, ku shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë të angazhuarit e në veçanti BE””, tha Latifi
“Sot e kemi edhe ngjarjen fillestare me ç’rast do të detajojmë detyrat dhe aktivitetet që me siguri do të çojnë në implementimin e suksesshëm të këtij projekti. Njëherësh dua t’ju rikujtoj, se Komuna e Rahovecit me bashkëpunëtorët e saj ka aplikuar në 2 projekte në EU, respektivisht programin për bashkëpunim ndërkufitar dhe falë angazhimit të përbashkët me të gjithë partnerët kemi arritur që të përfitojmë prej të dy projekteve, ku shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë të angazhuarit e në veçanti BE”, u shpreh Latifi.
Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës, Abdulla Domi, pas nënshkrimi të kësaj marrëveshje, përmendi disa nga projektet e realizuara. Tha se kanë përvojë të madhe në këtë drejtim.
“Këshilli i Qarkut të Kukësit vjen në këtë bashkëpunim si partner i bindur se të gjithë akterët kanë vlerat e veta dhe përvojën e duhur. Më lejoni t’ju kujtoj se Këshilli i Qarkut Kukës ka një përvojë në thithjen e investimeve të huaja, investimeve ndërkufitarë. Ky projekt është në kohën e duhur për të bërë gjënë e duhur në kuadër të strategjisë edhe qeveritare të qeverisë shqiptare për një mjedis të pastër. Unë uroj dhe shpresoj që ky bashkëpunim do të jetë i frytshëm. Jam i bindur se do të bëjmë më të mirën e mundshme, duke e pasur parasysh përvojën e zonjës Zana bashkë me stafin”, tha Domi.
Drejtoresha ekzekutive e Institutit Urab të Krëkimit, tha se projekti në fjalë do të ndikojë në përmirësimin e ndotjes. Ajo tha se ky projekt është dy vjeçar.
“Ka shumë komponentë, shkurtazi komponentët kryesorë që është i pari është ruajtja e pastërtisë apo biodiversitetit të lumit që bashkon vendet tona. Komponenti tjetër është një plan menaxhimi i integruar i bazenit që do të bëhet i përbashkët për të dy vendet që do të thotë ne të mbërrijmë të vëmë një kuadër menaxhimi sa më efikas. Unë them që në këtë projekt arritja më e madhe përveç mjedisit është bashkëpunimi në mes të dy vendeve”, tha ajo.
Ndërsa Merlina Beu Muçaj, drejtoreshë ekzekutive e “PAMKOS” e shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e plotë që të jenë partner serioz dhe korrekt, për siç tha synimin e rezultateve të mira.
“Falënderojmë Komisionin Evropian për mundësinë e dhënë, për përkrahjen financiare të këtij projekti i cili është shumë domethënës sikurse në aspektin ndërshtetërorë po në të njëjtën kohë edhe në aspektin mjedisor për dy shtetet.”