Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka nënshkruar vendimin për formimin e shtabit komunal për korrje-shirje për vitin 2016.
Kryesues i këtij shtabi është caktuar Feim Fetoshi, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.
Detyrë e kryesuesit dhe anëtarëve të këtij shtabi është që ta bëjnë përcjelljen e korrje-shirjeve në terren në territorin e komunës së Rahovecit gjatë tërë fushatës deri në përfundimin e saj.
Detyrë tjetër e këtij shtabi, sipas vendimit, është që me kohë ta njoftojë kryetarin e Komunës së Rahovecit, kompetentet tjerë nga sfera e bujqësisë si dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me raporte të kohëpaskohshme lidhur me rrjedhën e korrje-shirjeve në Komunën e Rahovecit.