Rahoveci, gjysmëfinalisti i fundit

Prishtinë | 22 Pri 2019 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Rahoveci ka fituar bindshëm të dielën ndaj Ponte Prizrenit për të zënë vend në gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në ndeshjen e tretë dhe vendimtare të çerekfinales, Rahoveci fitoi ndaj skuadrës prizrenase me shifrat 84:65.

Ndeshja u zhvillua në palestrën e stërmbushur në Rahovec, ndërsa skuadra vendase që drejtohet nga Bujar Loci kishte përkrahje të madhe të shikuesve.

Kështu Rahoveci u është bashkuar Z Mobile Prishtinës, Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, që më herët siguruan gjysmëfinalen.

Prishtina e Ylli kaluan direkt në gjysmëfinale pasi u renditën në dy pozitat e para në pjesën e rregullt të kampionatit, ndërsa Bashkimi në çerekfinale pas dy ndeshjeve eliminoi Trepçën, shkruan sot Koha Ditore.

Rahoveci pati punë më të vështirë. E humbi ndeshjen e parë ndaj Ponte Prizrenit, që u zhvillua gjatë dy ditëve.

Sikur humbja të mos mjaftonte, tifozët e më pas edhe klubi shprehën dyshime jo shumë të bazuara në përkushtimin e dy lojtarëve amerikanë, që kanë bartur barrë gjatë tërë edicionit. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme