Komuna e Rahovecit ka përfituar donacion 200 mijë dollarë nga UNDP, për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Kramovik të kësaj komune.
Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, tha se realizimi i këtij projekti në fshatin Kramovik, është i një rëndësie të madhe.
“Sigurisht që ky projekt do të pritet mirë edhe nga ana e banorëve që jetojnë në atë fshat”, tha Vehapi.
Ai më tej tha se Komuna e Rahovecit, do të vazhdoj, përkrahjen për realizimin e këtij projekti deri në jetësimin e tij.
Ndërsa Shkipe Hajdari-Gjurgjaliu, udhëheqëse e programit për mjedis në UNDP, ka falënderuar Kryetarin për interesimin e tij për realizimin e këtij projekti, i cili është i një rëndësie të madhe për Banorët e fshatit Kramovik.
“Fillimisht do të bëhet analizat e nevojshme, dhe me pastaj do të fillon realizimi i projektit”, tha Hajdari-Gjugjaliu.