Rahoveci vazhdon investimet në infrastrukturën rrugore në fshatin Xërxe

Prishtinë | 02 Dhj 2016 | 14:28 | Nga

 

Në fshatin Xërxe të Komunës së Rahovecit, janë duke u realizuar disa projekte që financohen nga buxheti Komunal dhe që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë fshat.

Behar Thaqi, kryetar i këshillit të fshatit Xërxe, për punimet në projektet të cilat janë realizuar dhe që janë në realizim e sipër e falënderon kryetarin e Komunës, Idriz Vehapin dhe thotë se brenda vitit 2016, kanë filluar punimet në ndërtimin e kanalizimit fekal, kubëzimin dhe asfaltimin e dy rrugëve, pastrimi i përroskave në brendësi të fshatit, rregullimin dhe rrethimi i oborrit të shtëpisë së kulturës.

Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike tha se punimet në projektet të cilat janë duke u realizuar në fshatin Xërxe, janë duke shkuar ashtu siç edhe janë të planifikuara. Behra shprehet se asfaltimi i njërës prej rrugëve me gjatësi prej 315 metrave ,është bërë pasi që nëpër atë segment të rrugës kalojnë mjete bujqësore dhe mjete të tjera të rënda.

oborri-i-shtepise-se-kultures-ne-xerxe

pastrimi-i-nje-procke-ne-fshatin-xerxe

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme