Mino Raiola, menaxheri i Zlatan Ibrahimoviq, e ka dridhur Manchester Unitedin
Zlatan Ibrahimovic mund të largohet nga Manchester United në fund të sezonit. Këtë nuk e ka përjashtuar as menaxheri i suedezi, Mino Raiola.
“Unë nuk e përjashtoj asgjë. Çdo gjë mund të ndodhë dhe ne do të shohim se çfarë ndodh”, ka deklaruar Raiol për talkSPORT, përcjell Express.
Ibrahimovic është lojtari kryesor i ‘Djajve të Kuq’ këtë sezon. Ai mbrëmë ia fitoi Man Utd trofeun në EFL Cup pasi mposhtën Southamptonin, me rezultat 2:3.
Ditë më parë mediat britanike kanë shkruar se Ibra mund të largohet nga Manchester United, nëse kjo e fundit nuk arrin të kualifikohet në Ligë e Kampionëve.