Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se shpreson që fushata zgjedhore e cili nisi sot të kalojë në atmosferën më të mirë.
Ai për Radio Televizionin e Serbisë duke komentuar vizitën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti të shtunën në veri theksoi se pret nga KFOR-i që siç tha ai ” të mos lejojë përsëritjen e situatave të tilla”, transmeton Klan Kosova.
“Një provokim si ai në Mitrovicën e Veriut gjatë ardhjes së paparalajmëruar të Kurtit dhe Osmanit, më shqetëson mua, si dhe qytetarët. Unë besoj se KFOR nuk do të lejojë që situata të tilla të ndodhin përsëri”, tha Rakiq, transmeton Klan Kosova.
Ai mes tjerash vlerësoi se zgjedhjet e 14 shkurtit, janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të ardhmen e serbëve në Kosovë.
Rakiq deklaroi se zgjedhjet në Kosovë nuk janë kurrë të zakonshme për serbët, mbi të gjitha, se siç tha ai “lufta për mbrojtjen e interesave ka qenë dhe do të jetë plot sfida”.