Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka dalë në pikën kufitare në Jarinje, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e targave të përkohshme për automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë, raporton Express
Vendimi për reciprocitet për automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë ka hyrë në fuqi mëngjesin e sotëm.
Për këtë ka njoftuar edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Ndërkaq Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në pikën kufitare në Jarinje, pas hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë së Kosovës.
Ky vendim u kundërshtua nga serbët, të cilët kanë bllokuar rrugën dhe kanë protestuar në Jarinje.