Zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, ka thënë se si përfaqësues i Qeverisë, nuk do të lejonte djegien e billbordit ” LIRIA ka EMËR”, që ka ndodhur në Graçanicë. Ai e ka quajtur vandalizëm këtë, raporton Ekonomia Online.
Këto komente ai ka bërë gjatë raportimit në Komisionin për Qeverisje Lokale dhe Medie, kur është pyetur nga Arbëresha Kryeziu e Vetëvendosjes. Ajo pyeti nëse një veprim i tillë është bërë me urdhër të Beogradit.
Por Rakiq, tha se nuk ka informacione për një gjë të tillë, dhe si përfaqësues i Listës Serbe do t’i japë përgjigje Kryeziut nëse shkon në zyrën e tij.
“Kam ndjenjën, që ju kini ndjenjën se ju po më parashtronin pyetje jashtë rendit të ditës. Unë për herë të parë po e dëgjoi këtë dhe kjo nuk është pyetje për mua dhe unë si zvkryeministër nuk do të lejoja një vandalizëm të atillë. Nëse dëshironi pyetje për këtë, si përfaqësues i Listës Serbe do të ju them kur të vini në zyrën time”, tha ai.