Liverpooli është i gatshëm të bëjë ofertë të majme për Ivan Rakiticin, i cili është i hapur për ta braktisur Barcelonën në verë, sipas Don Balon.
29-vjeçari është pjesë thelbësore në skuadrën e Ernesto Valverdes, por ardhja e mundshme e Arthurit nga Gremio dhe Antoine Griezmannit nga Atletico Madridi i kanë thënë kroatit arsyeje për t’u druajtur se e ka vendin në rrezik.
Për mesfushorin ka shfaqur interesim Liverpooli, për të cilin thuhet se është i gatshëm të ofrojë shumë të majme parash për ta bindur Barcelonën ta lejojë kroatin të largohet.