Rakitic i prish punët me Barcelonën

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori kroat nuk do ta vazhdojë kontratën dhe pritet të largohet nga “Camp Nou” gjatë verës që vjen

Ivan Rakitic i ka prishur përfundimisht punët me Barcelonën.

Mesfushori kroat qe një kohë ishte ankuar për tretmanin jo të duhur që po ia bën gjiganti katalunas.

Por, tash mediat spanjolle shkruajnë se ish-futbollisti i Sevillës do të ndahet gjithsesi me kampionin aktual spanjoll.

E përditshmja spanjolle “Sport” shkruan se përfaqësuesi kroat nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën, e cila i skadon në vitin 2021.

Madje, ai mezi po e pret përfundimin e këtij sezoni për t’u larguar nga “Camp Nou”.

Interesim për nënkampionin e botës me Kroacinë kanë shprehur Tottenhami, Interi dhe Juventusi.

Nëse eventualisht mbetet në Barcelonë, Rakitic do të jetë lojtar i lirë gjatë verës së ardhshme./ge

Të ngjashme