Dyshja e Barcelonës, Ivan Rakitiq dhe Sergio Busquets, raportohet se ka refuzuar interesimin e Paris Saint-Germainit.
PSG raportohej se po tenton transferimin e dy yjeve në Francë këtë verë, por të dy thuhet se kanë pranuar të zgjasin kontratat me Barçën.
“Marca” shkruan se mesfushorët janë të lumtur në Barcelonë dhe do të nënshkruajnë kontratat e reja.
Barça transferoi Arthurin dhe Arturo Vidalin këtë verë, që zëvendësuan Andres Iniestan dhe Andre Gomesin e larguar.