Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot në 20 vjetorin e sulmeve në Amerikë.
Ai sulmin ndaj kullave binjake në New York e quajti sulm kundër qytetërimit, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën.
“20 vjet më parë, 11 shtatori hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, mu në zemrën e saj. Sot e përgjithmonë, 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë”, shkruan Rama.
Ndryshe, më 11 shtator 2001 nga sulmet në kullat binjake humbën jetën rreth 3 mijë persona.